Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Parisi fiton me gol të minutës së 94-t

PSG

Goli i shënuar nga sulmuesi Gonçalo Ramos në minutën e 94-t ia ka siguruar fitoren Paris Saint-Germainit.

Parisi të shtunën mbrëma fitoi 1:0 ndaj Niceit në shtëpi.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 11-të të Ligue 1 të Francës.

Parisi u kthye te fitorja, pasi xhiron e kaluar barazoi 1:1 me Lorientin në udhëtim.

Portugezi Ramos në sekondat e fundit të ndeshjes e realizoi golin e fitores me kokë nga afërsia pas harkimit të Khvicha Kvaratskhelias.

Edhe Në Francë luhet për kualifikim në Champions Futboll Në Francë luhet për kualifikim në Champions

Parisi është kampion në fuqi i Francës.

Parisienët kanë 24 pikë në vendin e parë. Nice renditet në pozitën e tetë me 17 pikë.