Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keitan, ka njoftuar të mërkurën “L’Equipe”. Parisi po përgatit ofertën për ta bindur Liverpoolin në lirimin e mesfushorit.
Madje, ekipi francez pritet të ofrojë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij. Keita te PSG-ja po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe zëvendësim për Georginio Wijnaldumin që do të largohet këtë verë.
Keita 27-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin e ardhshëm, kurse sezonin e fundit ka regjistruar 40 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar katër gola dhe asistuar tri herë.