Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli refuzon ofertën e PSG-së për Keitan

Liverpooli ka refuzuar ofertën e parë të Paris Saint-Germainit për Naby Keitan.

Sipas “Sportbible”, kampioni francez ka ofruar 30 milionë euro, ofertë kjo që nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit.

27-vjeçari nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2023.

Keita këtë edicion është përdorur nga trajneri Jurgen Klopp kryesisht si rezervistë.

Në Premier League ka luajtur 23 ndeshje, ku ka shënuar tre gola.