Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja interesohet për Antonyn

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për yllin e Ajaxit, Antony, raporton “Le 10 Sport” të enjten.

Drejtuesit e skuadrës nga Parisi kanë nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e sulmuesit për ta transferuar gjatë verës së këtij viti. Interesim për futbollistin e Brazilit kanë shfaqur edhe Manchester United dhe Bayern Muenchen.

22-vjeçari me klubin holandez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Reprezentuesi i Brazilit ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me dhjetë asistime në 33 paraqitje. Vlera e tij në treg është 35 milionë euro.