Paris Saint-Germaini po tenton transferimin e Georginio Wijnaldumit. Sipas mediave franceze, drejtuesit e klubit po tentojnë ta bindin mesfushorin holandez të transferohet në Francë.
Wijnaldum është lojtar i lirë pasi nuk ka vazhduar kontratën me Liverpoolin.
PSG-ja thuhet se i ka ofruar pagë të lartë lojtarit dhe kontratë trevjeçare.
Në garë për mesfushorin holandez është edhe Barcelona.