Paris Saint-Germaini është duke udhëhequr garën për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, raporton “Le10Sport”.
Reprezentuesi i Holandës është përshëndetur të dielën nga bashkëlojtarët e tij te Liverpooli. Ai do të largohet në fund të qershorit si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata. Për shërbimet e tij ka shprehur interesim Barcelona e Bayern Muencheni.