Achraf Hakimi do të jetë lojtari më i ri i Paris Saint-Germain.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Fabrizio Romano, i cili ka njoftuar se është arritur akordi mes klubit francez dhe Interit.
Hakimi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme dhe do të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e vitit 2026.
Nga ky transferim, Interi do të përfitojë 60 milionë euro dhe 10 milionë të tjera bonuse.
Përveç Hakimit, PSG-ja pritet të zyrtarizojë edhe portierin Donnarumma.
Artikuj të ngjashëm