Njëri prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Arbër Zeneli nuk ka stërvitur të hënën e të martën. Zeneli ka munguar kohë të gjatë për shkak të një lëndimi të gjurit, ndërsa është në fazë të rikthimit në formën më të mirë.
Te skuadra e tij, Reims, Zeneli po luan vetëm si zëvendësues. Ndërkohë përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka kursyer Zenelin në dy stërvitjet në Prishtinë, për ta kursyer atë.
Në përfaqësuese kanë thënë se Zeneli nuk ka ndonjë lëndim, por është kursyer për shkak të mungesës së gjatë.
Përfaqësuesja të mërkurën udhëton për në Itali ku të enjten e luan ndeshjen ndaj Moldavisë.
Artikuj të ngjashëm