Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pronari i ri amerikan i Lyonit synon të shpenzojë dhe të ndjekë PSG-në

Investitori amerikan John Textor u bë aksionari kryesor i klubit francez të futbollit Lyon të martën dhe menjëherë paralajmëroi dominimin e rivalit të financuar nga Katari, Paris Saint-Germainit. Lyon fitoi për herë të fundit titullin francez në vitin 2008 dhe ka luftuar për të qenë konkurrent pasi PSG-ja shpenzoi shumë për të fituar Ligue 1 në tetë prej dhjetë sezoneve të fundit.

Klubi i ri i amerikanit Textor u rendit i teti në sezonin që sapo përfundoi, 25 pikë prapa një ekipi të PSG-së të mbështetur me sulmuesit si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.

“Nuk më pëlqejnë këto modele si PSG-ja”, tha Textor në një konferencë shtypi në Lyon. “Mendoj se gjatë këtyre viteve ne duam të shkojmë pas tyre. Ne duam të fitojmë tituj këtu. Ne do të paraqitemi dhe do të shpenzojmë”.

Shpenzimet për transferimin e lojtarëve u premtuan në një injeksion kapital prej 86 milionë eurosh si pjesë e marrëveshjes së Lyonit me kompaninë “Textor's Eagle Football Holdings” që vlerësonte klubin në rreth 800 milionë euro. Klubi zotëron stadiumin e tij prej 59,000 ulësesh që priti finalen e Kupës së Botës për femra në vitin 2019. Po ashtu, ekipi i femrave të Lyonit ka gjashtë tituj të fituar në shtatë sezonet e fundit në Champions. Skuadra e meshkujve të Lyonit nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve edhe pse dy herë ishte në gjysmëfinale, duke përfshirë një humbje në vitin 2020 nga Bayerni, i cili më pas mundi PSG-në në finale. Lyoni i bashkohet klubit brazilian Botafogo, Crystal Palacet në Premier League dhe Molenbeek në Belgjikë në portofolin ndërkombëtar të futbollit të amerikanit Textor.

Klubet e drejtuara nga komuniteti që mund të ndajnë njohuri dhe të identifikojnë talentet në mbarë botën ishte tema e përbashkët, tha sipërmarrësi i teknologjisë. Textor tha se financat e Lyon ishin “në një bazë vërtet të shëndoshë” dhe vuri në dukje potencialin e tij për të fituar të ardhura nga ekspertiza në sport, argëtim dhe teknologji.

Edhe Fundi i një epoke: Aulas largohet nga skuadra e Lyonit Sport Fundi i një epoke: Aulas largohet nga skuadra e Lyonit

“Ne mund të kemi aq shumë kapital për të luajtur në klubin tonë të futbollit sa Emiri i Katarit”, tha ai.

Textor e mbajti së bashku konferencën për shtyp me presidentin e Lyonit, Jean-Michel Aulas, i cili ka drejtuar klubin për 35 vjet dhe planifikon të qëndrojë në krye të klubit edhe për tri të tjera.

“Ne do të jemi edhe më ambicioz me Johnin në anën tonë”, tha Aulas, duke shtuar se partneri i tij i ri i biznesit “do ta kthejë Lyonin në forcë të vërtetë të futbollit francez”.

Të dy synonin goditje të mëtejshme ndaj ndikimit në klubet moderne evropiane të futbollit të oligarkëve me shpenzime të mëdha dhe fondeve sovrane.

“Futbolli është një lloj i prishur nga paratë”, tha Textor. “Mendoj se fansat me kalimin e kohës do të më shohin si dikë që me të vërtetë i pëlqen të ndihmojë klubin”.

Edhe Lyoni megjithatë mbetet në elitën franceze Futboll Lyoni megjithatë mbetet në elitën franceze

Skuadra e Lyonit e ka fituar tetë herë titullin e kampionit në histori të klubit dhe sezonin e ri do të futet me synime për ta sfiduar PSG-në në garën për trofeun e më të mirit.

“Besoj se do të jemi të gatshëm për të dëshmuar veten duke filluar nga sezoni i ri”, paralajmëroi presidenti i Lyonit, Aulas.