Futboll

Lyoni bie në ligën e dytë

Olympique Lyon

Klubi ikonik francez Olympique Lyon ka rënë zyrtarisht në Ligue 2, pas vendimit nga Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe Menaxhimit (DNCG), organ rregullator financiar i futbollit profesionist në Francë, shkruan L’Equipe.

Presidenti i klubit, John Textor, dhe drejtori i futbollit, Mickael Gerlinger, u intervistuan këtë të martë nga DNCG-ja në përpjekje për të shmangur këtë skenarë që ishte vendosur më 15 nëntor. Por tashmë, DNCG-ja ka konfirmuar vendimin për ta zbritur Lyonin në kategorinë e dytë.

Lyoni në dimër u pezullua për shkak të mungesës së garancive financiare të kërkuara nga autoritetet e futbollit profesionist dhe borxhit prej 175 milionë eurosh. Vendimi i tanishëm e bën këtë pezullim të përhershëm, të paktën për momentin.

Vetëm katër ditë para këtij vendimi, pronari i klubit, John Textor, ishte shprehur me besim për situatën financiare të klubit, pas fitores së Botafogo (klub tjetër nën pronësinë e tij) ndaj Paris Saint-Germainit.

“Kemi bërë disa investime javët e fundit. Gjithçka është në rregull financiarisht”, ka thënë ai.

Por duket se realiteti është shumë më i ndërlikuar sesa pretendimet e Textorit.

Megjithatë, Lyoni ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi, dhe mbetet për t’u parë nëse do të arrijë ta ndryshojë vendimin.

Lyoni është në elitën franceze prej vitit 1989. Është prej klubeve më të suksesshme.