Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germaini, do të mundohet t’i marrë pikët e plota përballë Lyonit, të dielën nga ora 20:45. Ndeshja e gjigantëve francezë e mbyll xhiron e 29-të në Ligue 1.
Kanë mbetur edhe dhjetë xhiro deri në fund të kampionatit, derisa PSG-ja nuk guxon të bëjë tjetër gabim nëse dëshiron që të shpallet sërish kampion i Francës.
Në duelin e fundit PSG-ja u befasua nga Rennesi që fitoi 2:0 në “Parkun e Princave”.
Ndërkohë, Lyoni nuk po tregon vazhdimësi të rezultateve.
Lyoni ka vetëm një fitore nga pesë ballafaqimet e fundit, ndërsa në gjithë kampanjën e Ligue 1 në këtë edicion, ka marrë vetëm pesë fitore në ndeshjet që i ka luajtur larg shtëpisë. Lyoni mban vendin e dhjetë me 41 pikë.
Takimin e parë të këtij sezoni e kanë fituar parisienët me rezultatin 1:0.
Edhe
Pas suksesit në Champions, PSG-ja luan derbin me Lyonin
PSG-ja i ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit.
Që prej majit të vitit 2022, PSG-ja ka humbur vetëm dy herë në shtëpinë e vet, ndërsa njëra prej atyre disfatave ishte nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve.
PSG-ja është lider në Francë me 66 pikë.