Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSG-ja pushon sërish, skuadrat tjera ndjekin zonën Champions

PSG

Liderit të elitës franceze të futbollit, Paris Saint-Germainit, i është dhënë edhe një javë pushim nga angazhimi në kampionat.

Kjo është bërë për arsye se parisienët do të udhëtojnë në Liverpool për ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë fundjavë, PSG-ja është dashur të luajë ndaj Lensit, që synon titullin e kampionit, por që do ta ketë shumë të vështirë.

PSG-ja renditet e para me 63 pikë nga 27 ndeshje. Kurse Lensi nga 28 ndeshje i ka katër pikë më pak.

Shtyrja e ndeshjes me Lensin është bërë me kërkesë të PSG-së. Tani ky ballafaqim do të luhet më 13 maj.

Në Francë edhe në këtë fundjavë do të luhet për njërën prej vendeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Në garë janë Lille, Marseille, Monaco, Lyoni dhe Rennesi.