Ai është një futbollist me emrin Ali Mohamed. Është i krishterë nga Nigeria, por për shkak se emri i tij tingëllon si mysliman, kjo mjafton për disa tifozë të futbollit që të kërkojnë t'i ndërrohet emri.
Mohamed është lojtar i ri i skuadrës Beitar Jerusalem, një klub famëkeq në Izrael për sjelljet raciste të disa prej tifozëve në drejtim të myslimanëve, shkruan sot Koha Ditore.
Mohamed ishte shënjestër e fyerjeve raciste nga disa tifozë gjatë seancës së hapur stërvitore muajin e kaluar. Thirrjet, si "Mohamedi është i vdekur" dhe "Ali është i vdekur" janë bërë në drejtim të tij, ndërsa ai stërviste me bashkëlojtarët e rinj pasi iu bashkua skuadrës nga Maccabi Netanya.
Klubet dhe trupat qeverisëse të sportit, tradicionalisht kanë luftuar racizmin e tifozëve.
Moshe Hogeg, pronari i Beitarit, thotë se përgjigjja është e thjeshtë. Ai do të padisë tifozët, për të cilët thotë se po dëmtojnë reputacionin e klubit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Tifozët izraelitë mirëpresin marrjen në pronësi nga arabët të klubit kontrovers të futbollit
-
Lufta për ndryshimin e klubit më racist në Izrael, Beitar Jerusalem
-
Beitar Jerusalemi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe: Kur përplasen futbolli, identiteti dhe politika
-
Tifozët spanjollë sërish fyejnë myslimanët
-
Yamal fyhet në baza racore në Madrid: Je shumë i shëmtuar