Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Progni premton maksimumin në luftë për titull të kampionit

Goli i Gerhard Prognit i siguroi tri pikë Gjilanit në derbin ndaj Ballkanit, të dielën.

Kapiteni i Gjilanit pas ndeshjes është shprehur i lumtur që goli i tij solli tri pikë dhe pozitën e parë në renditje në fund të stinorit vjeshtor të Superligës në futboll.

“Është kënaqësi të shënoj gola të tillë. Jemi një grup shumë i mirë dhe mund të them që kjo fitore i dedikohet tifozëve tanë.

Është e rëndësishme të jemi kampion vjeshtor por e rëndësishme është që po e shijojmë momentin dhe futbollin. Jemi në gjysmën e rrugës dhe kemi bërë shumë mirë deri më tani. Do të japim maksimumin që të arrijmë rezultate pozitive”, deklaroi Progni.