Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette është i lidhur me një kalim te Barcelona, e së fundmi një profil i tij është gjetur në faqen e klubit katalunas.
Megjithatë, duket se kjo është një defekt interneti, raporton BBC. E për këtë lëshim rreth të ardhmes së 27 vjeçarit ka shpërthyer Twitteri.
BBC shkruan se kjo është sqaruar pas pak, pasi që aty janë gjetur edhe profile të ish-futbollistëve si David Seaman, tani 55 vjeç, e Steve Bould, 56.
Por, fansat e Arsenalit u qetësuan pas një hetimi në Twitter, ku vërtetohet fakti se uebfaqja e Barcelonës krijon një profil për secilin lojtar që luan ndaj saj. Madje aty gjendet edhe ish-futbollisti i Sëanseas, Al-Hilal dhe sulmuesi Bafetimbi Gomis.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm