Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, ende nuk e di të ardhmen e tij.
Francezi mund të largohet nga “revolveristët” si transferim i lirë në fund të sezonit nëse nuk e nënshkruan kontratën e re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë shumë skuadra të njohura evropiane që i dëshirojnë shërbimet e sulmuesit francez, përfshirë Atletico Madridin, Barcelonën dhe Milanin.
“Do të shohim se çfarë po më ofron klubi, nëse sfida është interesante dhe nëse ka projekte të mëdha e klubi llogarit në mua. Ka ende shumë pyetje por unë preferoj të pres deri në janar për ta parë cili do të jetë vendimi”, ka thënë Lacazette për “Telefoot”.