Shkaku i krizës financiare, Barcelona po shikon mundësinë e blerjes së futbollistëve me kosto të ulët, ose lojtarë që u skadon kontrata.
Raportohet se si opsion për Barcelonën është edhe sulmuesi aktual i Arsenalit, Alexandre Lacazette.
Barça mund ta transferojë francezin në janar me kosto të ulët ose duhet të pres deri në verë, për ta marrë si lojtar të lirë, pasi Lacazettes i skadon kontrata me Arsenalin në fund të sezonit.
Për francezin, klubi nga Londra kërkon 5 milionë euro.
Interesim për 30-vjeçarin kanë shprehur edhe Atletico Madridi e Sevilla.
Edhe
Lacazette i vendosur të largohet nga Arsenali në janar
Lacazette është pjesë e Arsenalit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Lyoni për 53 milionë euro.
Këtë sezon ka shënuar dy gola në tri ndeshje në të gjitha garat.