Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette kompleton rikthimin te Lyoni

Alexandre Lacazette

Alexandre Lacazette e ka kompletuar rikthimin emocional te Lyoni, skuadër me të cilën nënshkroi kontratë për tre vjet e gjysmë.

Sulmuesi Lacazette u transferua sërish në Francë nga skuadra e Arsenalit.

Lyonit për herën e parë i ishte bashkuar në vitin 2003, ndërsa qëndroi për 12 vjet te kjo skuadër.

Më pas ai u transferua te “topçinjtë” për 53 milionë funte në vitin 2017. Pas pesë vjetësh të kaluar tek Arsenali mbeti pa kontratë në fund të edicionit dhe u transferua te Lyoni si futbollist i lirë.

Lacazette është golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Lyonit, pasi ka shënuar 129 gola në 275 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm