Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kërkon Lacazetten

Drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të bëjnë ofertë për sulmuesin e Arsenalit, francezin Alexandre Lacazette.

"Daily Mirror" të hënën ka shkruar se Lacazette te Barcelona shihet si pasardhës i uruguajanit Luis Suarez.

Për transferimin e francezit, Barcelona është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në 85 milionë euro.

Lacazette 27-vjeçar, po tregon formë të mirë këtë edicion, pasi ka shënuar 18 gola dhe ka 12 asistime në 46 ndeshje për londinezët.

Ai tek Arsenali është transferuar në vitin 2017 nga Lyoni për 53 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Artikuj të ngjashëm