Sport

Prishtina vazhdon me Wilsonin

Derrick Wilson do të jetë edhe për një sezon tjetër në elitën e basketbollit të Kosovës, me skuadrën e Sigal Prishtinës.

Vazhdimi i kontratës së organizatorit të lojës së “bardhekaltërve” është bërë i ditur të shtunën nga faqja zyrtare e KB Prishtinës.

“Plejmejkeri më i mirë i sezonit të kaluar dhe njëri nga lojtarët më të mirë që kanë zbarkuar në Kosovë, fantastik në të dy repartet, i pëlqyer dhe i kërkuar nga të gjitha ekipet kosovare, ka vendosur të vazhdojë me ekipin më të trofeshëm shqiptar”, ka shkruar KB Prishtina në Facebook.

Wilson në edicionin e kaluar e fitoi Superkupën e Kosovës me “bardhekaltrit”.

Ai pati mesatare prej 11.9 pikëve të shënuara, dhe 4.9 asistimeve për ndeshje.