Deondre Burns do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës në edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në basketboll.
Amerikani 28-vjeçar ka përvojë në basketbollin evropian.
Së fundi ishte te skuadra e elitës franceze, le portel. Ka luajtur edhe në Izrael, Gjermani, Qipro dhe Zvicër. Në Qipro në vitin 2022 ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën me skuadrën Keravnos.
Prishtina ka firmosur me Don Polloshkën, Valmir Kakrukin, Dion Haxhosajn, Arian Azemin. Trajner i Prishtinës është emëruar Michalis Kakiouzis.