Prishtina e ka fituar thellë 5:0 ndeshjen kundër Dukagjinit të Klinës. Prishtina mposhti skuadrën e Dukagjinit me rezultatin 5:0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe i takoi javës së 25-të të Superligës në futboll. Tri gola, Prishtina i shënoi në pjesën e parë dhe dy në të dytën.
Prishtina kaloi në minutën e dytë në epërsi 1:0. Golin me gjuajtje nga afërsia e realizoi qendërmbrojtësi, Ardian Limani.
Prishtina shpejtë shënoi edhe golin e dytë. Mërgim Pefqeli realizoi në minutën e pestë. Ai shënoi me kokë pas asistimit të Genc Hamitit. Pefqeli e shënoi edhe golin e tretë. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 42-të. Penalltinë e siguroi Ramiz Bytyqi.
Në pjesën e dytë Prishtina shënoi edhe golin e katërt dhe pestë. Të dy golat i shënoi Genc Hamiti. Të parin e realizoi me kokë në minutën e 58-të, kurse të dytin e shënoi në minutën e 80-të. Prishtina është në vendin e pestë me 37 pikë, kurse një pozitë më poshtë me 31 pikë mbetet Dukagjini.
Prishtina me epërsi të lartë pas pjesës së parë
Prishtina e ka mbyllur me epërsi të lartë pjesën e parë të ndeshjes kundër Dukagjinit. Prishtina është duke e mposhtur 3:0 skuadrën nga Klina. Ndeshja po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe i takon javës së 25-të të Superligës në futboll.
Prishtina kaloi në minutën e dytë në epërsi 1:0. Golin me gjuajtje nga afërsia e realizoi qendërmbrojtësi, Ardian Limani.
Prishtina shpejt shënoi edhe golin e dytë. Mërgim Pefqeli realizoi në minutën e pestë. Ai shënoi me kokë pas asistimit të Genc Hamitit. Pefqeli e shënoi edhe golin e tretë. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 42-të për 3:0.
Goli i Pefqelit: