Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina proteston ndaj vendimit të FFK-së

Skuadra e Prishtinës ka protestuar nëpërmjet një fotografie, para ndeshjes me Ferizajn në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës.

Në xhiron e kaluar, Prishtina u mposht nga Dukagjini me rezultatin 1:0, pas një autogoli të Mërgim Pefqelit.

Ajo ndeshje ngjalli shumë reagime, pasi gjyqtari i atij takimi, Mentor Ajeti, e kishte pranuar autogolin e Pefqelit, ani pse e kishte ndalur lojën pasi kishte parë ndërhyrje të palejuar në zonë nga futbollistët e Dukagjinit.

Më pas, Komisioni i Garave e regjistroi si të rregullt fitoren e Dukagjinit, dhe kryeqytetasit shfrytëzuan xhiron e 20-të për të protestuar nëpërmjet fotografisë.

“Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë gjithandej”, ka shkruar në Facebook skuadra e Prishtinës.