Sport

Gol shumë diskutabil në Klinë, Dukagjini në epërsi ndaj Prishtinës

Dukagjini ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Prishtinës. Mërgim Pefaqeli ka shënuar autogol në minutat e fundit të pjesës së parë.

Në fakt është dukur se fillimisht arbitri ka treguar për faul në zonë në të mirë të Prishtinës, para se topi të shkonte në zonë.

Por pas rishikimit të situatës në VAR, gjyqtari Mentor Ajeti ka treguar në pikën e bardhë. Ka pasur protesta të shumta të lojtarëve dhe zyrtarëve të Prishtinës.