Pas fitores të martën në ENBL League, Sigal Prishtina të mërkurën mbrëma ka pësuar humbje.
Në ndeshjen e luajtur në Poloni, Prishtina është mposhtur nga skuadra e Lublinit me shifrat 89:69.
Skuadra polake gjatë tërë ndeshjes ishte më e mirë dhe në avanatzh ndaj Prishtinës, e cila e fitoi vetëm çerekun e tretë (22:19) por që nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen e thellë.
Për Prishtinën, që po debuton në këtë ligë, kjo është humbja e tretë në katër ndeshje të luajtura. Melvin Cleveland me 30 pikë të shënuara ishte më efikasi tek Lublini, ndërsa te Prishtina u veçua Derrick Wilson me 17 pikë. Kapiteni Dardan Berisha ishte në formacion por nuk luajtu fare në këtë takim.
Artikuj të ngjashëm