Basketbollistet e Prishtinës ia kanë shkaktuar humbjen e parë skuadrës së Bashkimit këtë edicion në Superligën e femrave, të cilën e arritën pas plotë katër vazhdimeve.
Ndeshja e zhvilluar të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së tetë në palestrën “Sezai Surroi” të Prizren, ku Prishtina ishte vendase, përfundoi me rezultatin 141:136.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoha e rregullt e takimit u mbyll me rezultatin e barabartë 88:88 dhe u nevojitën katër vazhdime me nga pesë minuta. Për Bashkimin kjo është humbja e parë këtë sezon pas shtatë fitoreve rresht, derisa Prishtina regjistroi triumfin e katërt dhe ka po aq humbje.
Në fakt, për Prishtinën kjo ishte fitorja e parë kundër Bashkimit në tri ndeshje të luajtura këtë sezon, përfshirë edhe atë të Superkupës së Kosovës.
Më e dalluara në këtë fitore të Prishtinës ishte Enxhi Xhanaj me 40 pikë, e përcjell nga Era Shatri (34), Enisa Kamerolli (17) e Besiana Martinaj (17).
Te Bashkimi u veçua amerikania LejZae Davidson me 49 pikë të shënuara, e ndjekur nga Arbnore Përquku (29) e Jeta Zeka (24).