Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina me ndihmën e tifozëve kërkon fitore ndaj Ballkanit

Derbi i xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Prishtina do të përballet me kampionin në fuqi, Ballkanin. Ndeshja do të nisë në ora 20:00.

Te Prishtina janë të bindur se do të arrijnë fitore. Gjatë tërë javës trajneri i ekipit kryeqytetas, Ismet Munishi, ka deklaruar se me ndihmën e tifozëve do ta mposhtin Ballkanin.

Munishi ka bërë thirrje që stadiumi të jetë i mbushur dhe disa orë para se të nisë ndeshje, Prishtina ka njoftuar të gjithë biletat janë shitur.

Për dallim nga Prishtina, Ballkani ka qenë më i qetë gjatë javës. Ekipi nga Suhareka është përgatitur për derbi pa shumë zhurmë.

Edhe Prishtinës i zbutet dënimi, ndaj Ballkanit luan me shikues Futboll Prishtinës i zbutet dënimi, ndaj Ballkanit luan me shikues

Prishtina dhe Ballkani nuk kanë humbje në këtë edicion.

Prishtinasit kanë arritur dy fitore dhe një barazim dhe do të jetë hera e parë që do të luajnë në “Fadil Vokrri” këtë sezon.

Ndërkohë Ballkani ka zhvilluar vetëm dy takime në Superligë, për shkak se mori pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës, duke e siguruar fazën e grupeve.

Suharekasit i kanë dy fitore me rezultatin 1:0.

Ballkani ndeshjet si vendës po i luan në “Fadil Vokrri”.

Prishtina – Ballkani e mbyll javën e pestë të Superligës.

Edhe Të shtunën përballja prishtinase, të dielën derbi i Superligës Futboll Të shtunën përballja prishtinase, të dielën derbi i Superligës

Drita e ka mposhtur thellë Llapin 4:0, të shtunën. Po të shtunën Malisheva ka fituar si mysafire e Trepçës ’89, 3:2. Të dielën Gjilani ka triumfuar në Klinë ndaj Dukagjinit 1:0 për të mbetur lider, kurse Drenica – Ferizaj është mbyllur pa gola.

Për javën e pestë dhe për tema të tjera nga futbolli do të diskutohet sonte në emisionin “Sporti Total”, nga ora 22:15. Të ftuar janë trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku, dhe trajneri i futbollit, Erdin Hashani.