Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina forcohet me fundorin Parks

Deondre Parks - Sigal Prishtina

Fundori Deondre Parks është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës.

Klubi nga kryeqyteti, të enjten ka prezantuar 30-vjeçarin, i cili do të jetë pjesë e Prishtinës deri në fund të këtij sezoni.

Parks luan në pozitat 1-2 dhe ka përvojë në Evropë, pasi ka luajtur në Britani, Qipro, Gjeorgji, Finlandë, Kazakistan e Hungari. Madje, në Finaldë është shpallur kampion me skuadrën Vilpas ku pati një mesatare prej 15 pikëve. Së fundmi, Parks ishte pjesë e ekipit kampion të Kazakistanit, Astana. Parks pritet të debutojë te Prishtina në ndeshjen kundër Trepçës, e cila luhet në Mitrovicë të shtunën.

Artikuj të ngjashëm