Sport

Prishtina forcohet me amerikanin Clark

Sigal Prishtina është forcuar me një lojtar të huaj.

Bëhet fjalë për amerikanin Donte Clark, i cili luan në pozitat 2 dhe 3.

Clark (194 cm), do të jetë pjesë e ekipit të Prishtinës deri në fund të këtij edicioni.

Ai te Prishtina është transferuar nga skuadra e kategorisë së dytë të Turqisë, Haremspor.

Te kjo skuadër, Clark ka luajtur me një mesatare prej 21 pikëve, 6 kërcimeve dhe 5 asistimeve.

Në fakt, Clark ka regjistruar vetëm pesë paraqitje për ekipin nga Turqia, ndërsa karrierë ka bërë edhe Ukrainë, Sllovaki, Meksikë, Izrael, Hungari dhe Republikën Dominikane.