Basketbollisti amerikan, Steven Davis është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës në prag të edicionit 2023/24.
Prishtina, të enjten e ka prezantuar Davisin, i cili luan në pozitën e krah-qendrës. 29-vjeçari ka përvojë të madhe në Evropë, pasi karrierë ka bërë në Hungari, Sllovaki, Suedi, Gjermani e Itali.
Së fundmi, ai ka qenë pjesë e ekipit Trapani dhe në 9 paraqitje ka pasur një mesatare prej 12 pikëve e 8 kërcimeve për ndeshje.
Në Itali, Davis ka luajtur edhe te Fortitudo Bolognan e Palacanestro Biella.
Me amerikanin Davis, Prishtina ka kompletuar ekipin para turneut të Superkupës së Kosovës që mbahet javën e ardhshme.