Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina fiton derbin ndaj Trepçës

Prishtina ka fituar derbin e hendbollit ndaj Trepçës me rezultatin 31:24.

Ndeshja e luajtur të dielën në Pallatin e Sporteve në Prishtinë i ka takuar xhiros së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll.

Takimi ishte e fortë dhe i hapur thuajse deri në fund. Gjysma e pjesës së parë ishte e barabartë, ndërsa në minutat e fundit vendasit krijuan epërsi deri në katër gola. Pas 30 minutave rezultati ishte 16:13 në të mirë të Prishtinë. Në pjesën e dytë mitrovicasit tentuan të riktheheshin duke ngushtuar rezultatin në vetëm dy gola.

Por prishtinasit nuk lejuan të mposhten fal angazhimit në fazën e sulmit, duke shënuar pesë gola rresht për rezultatin 31:24.

Oltion Beshiri ishte më efikasi te Prishtina me shtatë gola, shumicën prej tyre nga penalltia. Nga pesë gola i shënuan Festim Mustafa, Albi Gjuka e Lulzim Shabani. Te Trepça, 7 gola i shënoi Alban Shabani. 6 i shtoi Muhamed Dubovci.

Prishtina forcohet në pozitën e dytë me 37 pikë. Trepça mbetet e katërta me 27 pikë.

Edhe Trepça e fiton derbin dramatik ndaj Prishtinës Basketboll 5 muaj më parë Trepça e fiton derbin dramatik ndaj Prishtinës

Kampionia në fuqi, Besa Famgas, ka mposhtur Rahovecin me shifrat 39:24.

Fitore ka shënuar edhe Vëllaznimi, që mposhti Kastriotin me rezultatin 44:35.