Sport

Basketboll, Prishtina fiton derbin me Trepçën

Sigal Prishtina e ka fituar derbin me Trepçën. Dy skuadrat e mëdha të basketbollit kosovar u takuan të dielën pasdite në kuadër të xhiros së parafundit (27) të Superligës. Ndeshja u luajt në Prishtinë, ndërsa skuadra vendase fitoi me shifrat 82:74.

Rezultati vlerësohet me peshë në prag të fillimit të plejofit.

Prishtina tani i ka 41 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Trepça i ka 46 pikë.

Pas çerekut të parë të barabartë, Prishtina bëri shkëputjen në çerekun e dytë dhe të tretë.

Jetmir Zeqiri ishte më efikasi me 16 pikë. Nga 12 i shënuan Wendell Mitchell, Meriton Ismaili e Lejson Zeqiri.

Te Trepça u dallua Driloin Hajrizi me 24 pikë e nëntë kërcime.