Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça mposht Prishtinën dhe shkëputet në vendin e dytë

Trepça e ka fituar derbin e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën, Trepça fitoi në udhëtim ndaj Prishtinës me rezultat 35:27.
Skuadra mitrovicase ishte në epërsi në shumicën e kohës dhe në fund bëri shkëputje të madhe në rezultat. 
Me fitore, Trepça thuajse ka siguruar pozitën e dytë. I ka 26 pikë, pesë më shumë se Prishtina, Vushtrria e Rahoveci. Besa Famgas udhëheq në tabelë me 39 pikë dhe në plejof do të startojë si e para. Kastrioti është i gjashti me 19 pikë.
Po të dielën, Vushtrria fitoi 31:24 ndaj Rahovecit. Ndërsa të shtunën Besa Famgas e mposhti Kastriotin me rezultatin 40:27.