Janë luajtur ndeshjet e javës së 17-të në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Të dielën ishin dy ndeshje derbi, ndërsa befasinë e ka shkaktuar Deçani që fitoi ndaj Trepçës.
Deçani ka fituar me një gol dallim ndaj ekipit mitrovicas, 32:31. Vendasit kanë krijuar epërsi fillestare prej 5:0 dhe e ka mbajtur për kohë të gjatë epërsinë e lartë. Pas 30 minuta lojë rezultati ishte 18:12. Në mesin e pjesës së dytë mitrovicasit u afruan në dy gola, 23:21. Në dy gola u afruan edhe më pas, ndërsa vetëm në fund u afruan në një gol dallim. Me 32:31 edhe përfundoi ndeshja.
Drilon Tahirukaj shënoi 10 gola për Deçanin, ndërsa nga 7 i kishin Arbios Mushkolaj e Fatlind Mazrekaj. Te Trepça më efikasi ishte Sali Maxhera me 8 gola. 7 i realizoi Alban Shabani.
Trepça mbetet e treta me 25 pikë. Ndërkohë Deçani renditet i shtati me 14 pikë.
Edhe
Besa Famgasi e fiton bindshëm derbin me Rahovecin
Në vendin e dytë është përforcuar Prishtina, që fitoi ndaj Rahovecit në udhëtim me rezultat 37:34. Rahoveci e fitoi pjesën e parë me rezultat 16:14. Në minutën e 36-të rezultati u barazua në 20:20. Më pas Prishtina kaloi në epërsi, por vreshtarët nuk u ndalën dhe barazuan rezultatin në 30:30. Në momentet e fundit në shprehje erdhi edhe përvoja e Prishtinës, që fitoi me 37:34.
Të shtunën, Besa Famgas fitoi bindshëm ndaj Drenicës, 60:8. Ndërsa ndeshja mes Kastriotit dhe Llapit është ndërprerë në minutën e 54-t, kur rezultati ishte 27:24 për ferizajasit. Llapjanët kanë lëshuar fushën të pakënaqur me referim.