Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina beson në mrekulli ndaj Vareses

Basketbollistët dhe trajneri i Z Mobile Prishtina "e vajtuan" shumë humbjen e mundësisë për të fituar në ndeshjen e parë ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Varese. Mundësitë dhe përkrahjen e publikut e patën, por humbën ngushtë në fund 77:80.

E kjo performancë e ndeshjes së parë në Prishtinë, ka mbushur optimizëm bardhekaltrit se mund të bëjnë mrekullinë në Itali, në ndeshjen kthyese të 1\8 së finales të FIBA Europe Cup, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje luhet sot (20:30) në Varese, ndërsa ekipi kosovar ka marrë rrugën drejt Italisë të martën në mëngjes.

Trajneri i Prishtinës, Damir Mullaomeroviq, dhe lojtarët besojnë se mund të arrihet çerekfinalja e kësaj gare. Për këtë duhet një fitore me katër pikë diferencë të paktën.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)