Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina 01 mund të përballet me Barcelonën

Shorti për “Elite Round” të Ligës së Kampionëve në futsall do të tërhiqet të enjten nga ora 14:00 në Nyon të Zvicrës dhe Barcelona tashmë e di se njërin prej kundërshtarëve të grupit do ta ketë Prishtinën ose Rigën e Letonisë.

Kështu ka njoftuar klubi spanjoll të hënën.

“Barcelona do të duhet të udhëtojë sigurt ose në Letoni ose Kosovë për t’u përballur me Rigën ose Prishtinën 01, dy skuadrat e tjera që presin turneun e raundit elit. Tre rivalët më të fortë me të cilët mund të përballet Barça janë nga vazoja e dytë”, shkruan në njoftimin e Barcelonës.

Raundi elit përbëhet nga katër grupe me nga katër skuadra, ndërsa ndeshjet luhen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor. Caktohet nikoqiri i secilit grup dhe vetëm vendi i parë kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Për Prishtinën 01 është debutim në Ligën e Kampionëve. Me Barcelonën më herët është përballur Mabetex Prishtina. Mabetex Prishtina në parakualifikime e kishte kaluar Tiranën, ndërsa ishte mposhtur nga Barcelona në raundin e 32 skuadrave më të mira evropiane në edicionin 2020/21.

Artikuj të ngjashëm