Prishtina 01 ka fituar thellë në ndeshjen e fundit të Grupit 7 të raundit kryesor në Ligën e Kampionëve në futsall.
Prishtina 01 të shtunën në Kaunas të Lituanisë që është nikoqire e grupit, mposhti AEL-in e Qipros me rezultatin 8:2.
Drilon Maxharraj, Lushi Qerimi, Ylli Mzreku, Arif Limani e Halim Selmanaj me dy gola dhe Ermir Kryeziu, i shënuan golat e fitores për Prishtina 01. Panagiotis Skarparis dhe Rafael Schlemper shënuan për qipriotët.
Kampionia dhe dy herë fituesja e Kupës së Kosovës në futsall aktualisht është në vendin e parë me shtatë pikë në tri ndeshje.
AEL-i është i fundit është pa pikë.
Në “Elite Round” kualifikohet vetëm fituesi i grupit.
Por, kualifikimi i Prishtina 01 në raundin tjetër do të varet nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Kauno Zhalgirisit të Lituanisë dhe Kampuksen Dynamos së Finlandës.
Edhe
Historike, Prishtina 01 kualifikohet në “Elite Round” të Ligës së Kampionëve
Nëse fiton Kauno Zhalgirisi, atëherë do të shikohet goldallimi. Goldallimi i Prishtina 01 është +12, ndërsa Kauno Zhalgiris ka goldallimin +7.
Nëse edhe goldallimi është i njëjtë, atëherë do të llogaritet se cila skuadër ka shënuar më shumë gola.
Ndeshja Kauno Zhalgiris – Kampuksen Dynamo nis në orën 18:00.