Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Historike, Prishtina 01 kualifikohet në “Elite Round” të Ligës së Kampionëve

Prishtina 01 ka fituar thellë në ndeshjen e fundit të Grupit 7 të raundit kryesor në Ligën e Kampionëve në futsall dhe është kualifikuar në “Elite Round” të Ligës së Kampionëve.

Prishtina 01 të shtunën në Kaunas të Lituanisë që ishte nikoqire e grupit, mposhti AEL-in e Qipros me rezultatin 8:2.

Skuadra kryeqytetase ndeshjen e mbylli më herët gjatë ditës, dhe u desh të pritej ndeshja ndërmjet Kauno Zhalgirisit të Lituanisë dhe Kampuksen Dynamos së Finlandës.

Në rast të një fitoreje të thellë të Kauno Zhalgirisit dhe kalimit të Prishtina 01 me goldallim, atëherë do të kualifikohej skuadra lituane.

Por, Kauno Zhaglirisi gaboi më vonë gjatë ditës së shtunë dhe barazoi 1:1 me finlandezët.

Edhe Prishtina 01 në mesin e skuadrave elitare të futsallit evropian Sport Prishtina 01 në mesin e skuadrave elitare të futsallit evropian

Rezultati 1:1 bëri që Prishtina 01 të kualifikohet në “Elite Round” si fitues i grupit.

Bëhet vetëm skuadra e dytë që e arrin një sukses të tillë.

Vite më parë në “Elite Round” ishte skuadra e Feniksit të Drenasit që ishte kualifikuar në këtë fazë të Ligës së Kampionëve në futsall.

Drilon Maxharraj, Lushi Qerimi, Ylli Mzreku, Arif Limani e Halim Selmanaj me dy gola dhe Ermir Kryeziu, i shënuan golat e fitores për Prishtina 01 ndaj AEL-it. Panagiotis Skarparis dhe Rafael Schlemper shënuan për qipriotët.

Prishtina 01 kualifikohet tutje me shtatë pikë nga vendi i parë.

Kauno Zhalgiris i dyti pas tri ndeshjeve grumbulloi pesë pikë.

Kampuksen Dynamo mblodhi katër pikë në tri ndeshje, kurse AEL-i i fundit mbeti pa asnjë pikë të fituar.

Shorti për “Elite Round” do të tërhiqet më 2 nëntor.

Edhe Prishtina 01 fiton thellë në Champions, por kualifikimi nuk është në duart e saj Sport Prishtina 01 fiton thellë në Champions, por kualifikimi nuk është në duart e saj

Faza e grupeve në raundin elit zhvillohet prej 28 nëntorit deri më 3 dhjetor.

Fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve është Mallorca Palma Futsal.