Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prestoni i “Championshipit” interesohet për Celinën

Bersant Celina mund të kthehet të luajë sërish në Championsipin e Anglisë. Interesim për futbollistin e Kosovës ka shprehur klubi i Preston North End, raporton të dielën “lep.co.uk”.

Celina 25-vjeçar aktualisht është i huazuar te Ipswich Towni që garon në Katetgorinë e Tretë të Anglisë. Preston North End është në vendin e 13-të me 64 pikë.

Sezonin aktual, Celina ka shënuar gjashtë gola dhe ka po aq asistime në 32 ndeshje në “League One” të Anglisë. Celina është futbollist i Dijonit francez.