Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stoke City, favorit për ta transferuar Celinën

Bersant Celina

Stoke City është favorit për ta transferuar Bersant Celinën, kartonin e të cilit e ka Dijoni.

Celina me Dijonin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Në sezonin e kaluar ishte i huazuar në rangun e tretë të futbollit anglez, te skuadra e Ipswichit. Ai realizoi gjashtë gola dhe pati gjashtë asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat.

Lajmin për interesimin e Stoke Cityt për përfaqësuesin e Kosovës, Celinën, e ka bërë të ditur të mërkurën mediumi “TWTD”.

Stoke City bën gara në “Championship”, që është rangu i dytë i futbollit të Anglisë.