Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Rangersi pas Celinës

Bersant Celina

Skuadra e njohur skoceze, Rangersi, është futur në garë për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës, Bersant Celina, kanë njoftuar mediumet britanike, të premten. 

Rangersi ka kontaktuar Dijonin për të parë mundësinë e transferimit të Celinës gjatë këtij afati kalimtar. Celina me Dijonin ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Në sezonin e kaluar ishte i huazuar në rangun e tretë të futbollit anglez, te skuadra e Ipswichit.

Ai realizoi gjashtë gola dhe pati gjashtë asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat. Për Celinën interesim kanë shfaqur edhe Kasimpasha, Stoke City e Prestoni.