Ish-futbollisti i Ipswich Town, Bersant Celina, pritet të rikthehet në Angli, por te skuadra e Stoke Cityt.
Futbollisti i Kosovës ishte synim i kësaj skuadre edhe në verë, por ai vendosi t’i bashkohej Kasimpashas në formë huazimi nga skuadra franceze, Dijon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCelina ka zhvilluar 18 ndeshje me Kasimpashan e elitës së futbollit të Turqisë.
Sa ishte pjesë e Ipswichit në sezonin e kaluar, Celina realizoi gjashtë gola në 35 paraqitje.
Një prej atyre golave u vlerësua si më i miri i sezonit në klubin anglez. Ai kishte shënuar në mënyrë të përkryer kundër Creweit në tetor të vitit 2021.
Kontrata me Dijonin, Celinës i skadon në vitin 2024.