Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina zyrtarizohet te Kasimpasha

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina është zyrtarizuar te klubi i ri, Kasimpasha në Turqi.

Celina është huazuar nga Dijoni me opsionin për blerje, ka njoftuar klubi francez.

25-vjeçari iu bashkua Dijonit në shtator të 2020-s, por më pas u huazua te Ipswich Town në Angli.

Kasimpasha sezonin e shkuar e mbylli në pozitën e 11-të të Superligës turke.