Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina huazohet në ligën e tretë të Anglisë

Ylli i Kosovës, Bersant Celina, është huazuar në Ipswich Town në rangun e tretë të garave në Angli. Lojtari kthehet në Angli duke u huazuar nga Dijoni i Francës.

Mesfushori është kthyer në Ipswich Town ku qe huazuar në sezonin 2017/18 nga Manchester City. 24-vjeçari pati realizuar tetë gola në 38 paraqitje atë sezon.

“Bersanti ka qenë këtu më parë dhe kualitetet shihen e nuk ka nevojë për të shpjeguar më shumë”, ka thënë trajneri Paul Cook.

Pas debutimit si profesionist te City, Celina fillimisht ishte huazuar te Twente, më pas te Ipswichi, ndërsa ka luajtur edhe në Swansea e në fund edhe në Dijon që ra nga Ligue 1.

Artikuj të ngjashëm