Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina huazohet në Suedi

Mesfushori ofensiv Bersant Celina është huazuar për një sezon në AIK të Suedisë, nga Dijoni i Francës.

Siç kanë konfirmuar klubet, pas sezonit aktual, klubi suedez ka mundësinë që të transferojë në formë të përhershme 26-vjeçarin.

“E kam zgjedhur AIK-un sepse është klub i madh me trajner që më përshtatet në mënyrë të përsosur. Mezi pres të luaj para tifozëve dhe do të jap gjithçka të fitojmë ndeshjet”, ka thënë lojtari për uebfaqen zyrtare të klubit të ri.

Celina ka huazim te Dijoni deri në qershor të vitit 2024. Ai në të kaluarën është huazuar te Stoke City në Angli. Celina ka bërë karrierë edhe te Manchester City, Twente, Swensea, Ipswichi e Kasimpasha.

Celina është paraqitur 37 herë për Përfaqësuesen e Kosovës dhe ka realizuar dy gola.

Aktualisht, AIK-u është në pozitën e 13-të të ligës më të fortë në Suedi.