Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina transferohet tek AIK-u suedez

Futbollisti kosovar, Bersant Celina do të vazhdojë të luaj për AIK-un në Suedi.

AIK-u ka njoftuar të martën që ka arritur marrëveshje me klubin francez, Dijon, për transferimin e Celinës.

Lojtari ofanziv ishte i huazuar tek AIK-u nga Dijoni, ndërsa luajti nëntë ndeshje garuese. Tani ka firmosur kontratë të vlefshme deri në gusht të vitit 2026.

“Jemi të lumtur që Bersanti ka vendosur të vazhdojë qëndrimin tek AIK-u. Në ndeshjet e fundit kemi parë potencialin e madh të tij dhe me një fazë të mirë përgatitore do të shohim më të mirën e tij në vitin 2024”, ka thënë drejtori sportiv i AIK-ut, Thomas Berntsen.

“Po ndihem shumë mirë që do të vazhdojë tek AIK-u. Nuk kam pasur asnjëherë ndjenjën që e kisha kur dola në fushë në ‘Friends Arena’. Është diçka krejt ndrysh. Jam i motivuar si asnjëherë më parë për t’u dëshmuar të gjithëve se sa i mirë mund të jem”, ka thënë Celina.

Celina është 27-vjeçar, por ka karrierë të gjatë. Në moshë të re ishte transferuar te Manchester City nga Stromsgodseti norvegjez.

Edhe Celina pritet të mbetet tek AIK-u Futboll 2 muaj më parë Celina pritet të mbetet tek AIK-u

Te City nuk depërtoi në ekipin e parë dhe ka luajtur më pas për Twenten, Ipswich Townin, Swansea Cityn, Dijonin, Kasimpashan, Stoke Cityn e AIK-un.

Për Kosovën i ka 37 ndeshje e dy gola. Për kohë të gjatë ishte lojtar i rëndësishëm te Kosova, por pa kohë që nuk ftohet. Shquhet për teknikën që ka.

AIK-u është prej skuadrave të njohura në Suedi.