Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Celina mund të largohet nga AIK-u

Bersant Celin

Futbollisti Bersant Celina mund të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra elitare e Suedisë, AIK.

Mediumet në Suedi të enjten kanë bërë të ditur se AIK-u ka pranuar disa oferta për Celinën, i cili pati paraqitje të mira në 13 ndeshjet e para të elitës së futbollit suedez. Ai shënoi dy gola dhe asistoi tre herë në 13 ndeshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Celina 28-vjeçar më herët ka qenë pjesë e Manchester Cityt. Ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera në Holandë, Francë dhe Turqi.