Bersant Celina mund ta rinovojë kontratën me skuadrën suedeze, AIK. “Transferfeed” ka raportuar të martën se AIK-u dëshiron që t’ia vazhdojë kontratën Celinës deri në verën e vitit 2027.
Futbollisti kosovar me skuadrën suedeze ka kontratë deri në fund të edicionit 2025/2026. Bisedimet tashmë kanë filluar mes drejtuesve të AIK-ut dhe menaxherit të Celinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi pritet të merret së shpejti. Raportohet se edhe Celina është i hapur për vazhdimin e kontratës. Celina është prej futbollistëve kryesorë të AIK-ut.
Ditë më parë u raportua nga mediumet në Suedi se AIK-u ka pranuar disa oferta për 28-vjeçari. Celina këtë edicion në 14 ndeshjet e zhvilluara në elitën suedeze ka realizuar dy gola dhe ka bërë tri asistime.