Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prekazi konfirmon disa raste pozitive te U-21 i Kosovës

Seleksionuesi i U-21 të Kosovës në futboll Rafet Prekazi, ka konfirmuar se brenda skuadrës kanë rezultuar disa raste pozitive me koronavirus.

“Po është e vërtetë se ka raste pozitive”, ka deklaruar Prekazi për Kosovapress.

Ai ka shtuar se edhe vet është vetizoluar dhe ka shmangur çdo kontakt me persona tjerë.

Nuk dihet ende numri i saktë i personave të prekur me koronavirus.

Stërvitja e U-21 të Kosovës ishte paraparë sot nga ora 17:30, ndërsa ndeshja me Andorrën është paraparë të luhet nesër.