Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Potteri mund të shkarkohet nga Chelsea

Graham Potter ka gjasa të mëdha që të shkarkohet nga posti i trajnerit te skuadra e Chelseat gjatë këtij muaji. “Sky Sports” ka raportuar të hënën se Potter është në presion të madh, sidomos pas humbjes së thellë nga Manchester City në kuadër të Kupës FA.

Chelsea u mposht 4:0 nga City, ndërsa as në kampionat nuk i ka aspak punët mirë. Zë vendin e dhjetë në tabelë me 25 pikë, 19 më pak se Arsenali që është lider. Potter mori drejtimin e Chelseat në shtator të vitit të shkuar duke e zëvendësuar Thomas Tuchelin e shkarkuar, por nuk ka pasur rezultate të mira.

47-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2027, ndërsa mund të shkarkohet pas ndeshjes kampionale kundër Crystal Palacet, të cilën Chelsea e luan këtë fundjavë.